Vota kundër e Parlamentit holandez për Shqipërinë. Frikë në Tiranë, Shkup, por edhe në Bruksel

Vota kundër e Parlamentit holandez për Shqipërinë. Frikë në Tiranë, Shkup, por edhe në Bruksel
Parlamenti holandez votoi kundër hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE, ndërkohë që mbështeti fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Parlamenti holandez votoi dje për katër rezoluta lidhur me zgjerimin e BE, por vetëm rezoluta kundër Shqipërisë mori shumicën e votave, përfshirë edhe votat e partive në pushtet.

Plot 105 nga 150 anëtarë të parlamentit votuan “kundër” hapjes së negociatave me Tiranën në qershor 2019 për shkak të progresit të pamjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pozita e Parlamentit holandez ndahet nga Qeveria e Holandës. Ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok tha se hapja e negociatave të pranimit do të ishte një vendim i parakohshëm.

Rezoluta për Maqedoninë e Veriut, përmes së cilës disa deputetë kërkuan gjithashtu bllokimin e negociatave të pranimit me vendin, u refuzua nga Parlamenti.

Sipas mediave maqedonase, kjo mund të përfaqësojë hapin e parë drejt një “shthurjeje” të mundshëm të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në Këshillin e Bashkimit Europian, nëse Holanda kërkon nga ai organ që të miratojë një qasje të tillë.

Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian, u ka kërkuar vendeve të BE të fillojnë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për t’u bashkuar me bllokun, pasi dy vendet e Ballkanit frikësohen se një vendim javën e ardhshme do të vonohet për shkak të dyshimeve në kryeqytetet me ndikim.

Tusk pas një takimi në Bruksel me Stevo Pendarovskin, presidentin e Maqedonisë së Veriut, tha. “Por unë dua të jem i sinqertë me ju: jo të gjitha shtetet anëtare janë të gatshme të marrin vendimin për hapjen e negociatave në ditët në vijim”.

Vërejtjet e tij vënë në pah shqetësimet në Shkup dhe Tiranë - dhe në kryeqytete të tjera me aspiratat e anëtarësimit në BE - se dera do të mbetet e mbyllur përgjithmonë.

Maqedonia e Veriut dhe mbështetësit e saj janë veçanërisht të shqetësuar, duke pasur parasysh rreziqet politike që qeveria ka ndërmarrë për reformat, duke përfshirë ndryshimin e emrit të vendit për t'i dhënë fund një mosmarrëveshje të gjatë me Greqinë.

Ankthet e vendeve të Ballkanit janë rritur, pasi debati i brendshëm i BE-së mbi zgjerimin është zhytur në dyshime dhe vështirësi procedurale në Paris, Berlin dhe kryeqytete të tjera.

Diplomatët thonë se Gjermania pritet të marrë një vendim javën e ardhshme, sepse legjislativi i saj nuk ka marrë ende një pozicion. Kjo është pjesërisht sepse raportet më të fundit të komisioneve për aspirantët e zgjerimit u shtynë deri pas zgjedhjeve parlamentare të BE të muajit të kaluar, për të lejuar që Parisi ta mbante çështjen jashtë axhendës së fushatës.

Vende të tjera që tradicionalisht janë skeptikë për zgjerimin, siç janë Holanda dhe Danimarka, kanë ende kohë për të deklaruar vendimin e tyre zyrtar.

Në Maqedoninë e Veriut thonë se një vonesë në vendim pas verës mund të rrezikojë mbijetesën e qeverisë dhe marrëveshjen e brishtë që lejoi atë të përfundojë një mosmarrëveshje të vjetër me Greqinë mbi emrin e saj të mëparshëm të Maqedonisë.

Gjithashtu shtyrja për në muajin tetor, e çeljes së negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas mediave britanike, lidhet me daljen e Britanisë së Madhe nga BE.

Por kjo do të rrezikonte betejën e zgjerimit duke u kapur në një krizë të re mbi Brexit, pasi është planifikuar ndoshta që shtyrja e afatit për dy vendet ballkanse me kohën e largimit të Britanisë së Madhe nga BE, më 31 tetor.

Simonida Kacarska, drejtore e Institutit të Politikave Evropiane, në Shkup, tha se shtyrja negociatave për Maqedoninë e Veriut përtej shtatorit do të "minonte krejtësisht kredibilitetin e zgjerimit" dhe “sinjalizonte se dera nuk është më e hapur”.

Një ndërlikim i mëtejshëm është se disa vende të BE-së janë gjithnjë e më shumë skeptikë lidhur me kredencialet e Shqipërisë. Ata përmendin problemet e Tiranës me krimin e organizuar, tensionet e brendshme politike dhe retorikën nacionaliste në mosmarrëveshjen midis Kosovës fqinje dhe Serbisë.

Por vëzhguesit e tjerë thonë se heqja e një rruge të besueshme për Shqipërinë për t’u bashkuar me BE-së mund të zhysë vendin në një krizë të plotë politike, veçanërisht pasi ka ndërmarrë reforma të vështira, duke larguar nga sistemi të akuzuar për korrupsion disa gjyqtarë dhe prokurorë. Javën e kaluar, presidenti Ilir Meta njoftoi se do të shtyjë për një kohë të pacaktuar zgjedhjet vendore të vendosura për në fund të qershorit, duke detyruar kryeministrin Rama të kërkojë shkarkimin e tij.

Shqipëria me vendimin e bërë zyrtar të Parlamentit holandez i ka shpresat thuajse të humbura, për çeljen e negociatave në muajin qershor, pasi mjafton një nga 28 vendet anëtare të shprehet kundër, ndërsa Maqedonia e Veriut, ende nuk ka mësuar zyrtarisht se cila mund të jetë vota kundër saj.

loading...
loading...