Vlorë/ Ngjarje që përsëritet brenda javës, humb jetën e moshuara sapo shkel në det

Vlorë/ Ngjarje që përsëritet brenda javës, humb jetën e moshuara sapo shkel në det
Është shënuar viktima e dytë brenda javës në plazhin e Vlorës.

Humb jetën një grua tjetër e moshuar në plazhin e Vlorës.

Ajo dyshohet se pësoi arrest kardiak, sapo u fut në det.

E moshuara është rreth të 70-ve dhe akoma nuk është identifikuar.

Policia dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si plazhi i ri.

Të moshuarës i është dhënë menjëherë ndihma e parë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ky është rasti i dytë brenda një jave, që ndodh në Vlorë, me të moshuarit.

Por është rasti i katërt gjatë këtij sezoni veror, pas dy rasteve të tjera në Durrës.

 

loading...
loading...