Vetting/ Zaganjori nuk bind monitoruesit e huaj, kërkohet shkarkimi i kreut të Gjykatës së Lartë

Vetting/ Zaganjori nuk bind monitoruesit e huaj, kërkohet shkarkimi i kreut të Gjykatës së Lartë
Në gusht të vitit të kaluar Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka dalë këtë të martë para Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ku do të vlerësohet konfirmimi ose jo në detyrë i tij.

Pasi vlerësoi edhe rekomandimin përkatës nga tre vëzhguesit e ONM, Komisioneri Publik arrin në konkluzionin se KPK është mbështetur në arsyetime dhe qëndrime jo të sakta, lidhur me zbatimin e dispozitave kushtetuese dhe ligjeve”, tha Komisioneri Florian Ballhysa gjatë seancës, duke shtuar se Zaganjori ka probleme në deklarimin e pasurisë.

“Për apartamentin në 2003 vlera është 7 milionë e 400 mijë lek, ndërsa në deklarimin e tij vlera është 5 milionë e 800 mijë lekë. Me një diferencë prej 1,6 milionë lekë.”

“Për bibliotekën, në 2003-shin vlera në lek është 1,8 milionë lekë, ndërsa në deklaratën e tij ajo rezulton 1,4 milionë lek, etj.”

“Në total vlera e pasurive të tij në deklaratën vjetore të viti 2003 është deklaruar 10 milionë e 700 mijë lekë, ndërsa në deklaratën e tij është deklaruar 8 milionë e 400 mijë lek. Lidhur me pasaktësitë në vlerat e deklaruar konstatuam se për apartamentin në 2003-shin, subjekti i vlerësimit vlerëson se diferenca është pasaktësi për mos përfshirjen e arredimit me vlerë 1,6 milionë lekë”, shpjegoi Ballhysa.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve për Vetting-un dhe përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Vendimi për konfirmimin e tij u mor më 24 korrik, ndërsa trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese:Albana Shtylla; Relatore: Rezarta Schuetz; anëtarë:Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo.

 

loading...
loading...