U shiste kokainë turistëve në Dhërmi, arrestohet 37-vjeçari nga Tirana

U shiste kokainë turistëve në Dhërmi, arrestohet 37-vjeçari nga Tirana
Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta pasi ka vënë në pranga  një 37-vjeçar nga Tirana.

Policia sqaron se Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një shtetas shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Dhërmiu”.

Po sipas saj, në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 37-vjeçarin nga Tirana A.K. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti 15 doza lëndë narkotike e dyshuar e kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...