U iku grekëve nga burgu, kapet pas dy muajsh arrati shqiptari 48-vjeçar

U iku grekëve nga burgu, kapet pas dy muajsh arrati shqiptari 48-vjeçar
Një 48-vjeçar shqiptar i arratisur nga burgu grek, u arrestua nga policia natën e së premtes në afërsi të stacionit të trenit  në Tryntha Nafplio, Lamia.

Mediat greke raportojnë se arrestimi i tij u bë pas informacionit të siguruar se shqiptari i arratisur nga burgu ndodhej në Lamia.

Më 4 prill 2019 ai u arratis nga paraburgimi, ku ndodhej pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Athinë që e kishte dënuar atë me 11 vjet e 6 muaj burg për vjedhje të rëndë dhe grabitje.

Tani 48-vjecari  i arrestuar do të ndiqet penalisht, ndërsa hetimet paraprake do të kryhen nga Departamenti i Sigurisë së Lamias. /l.k./

Marrë nga newsit.gr

loading...
loading...