U deklarua i zhdukur prej katër ditësh nga familja, 45-vjeçari gjendet i pajetë dhe i mbuluar me dhe

U deklarua i zhdukur prej katër ditësh nga familja, 45-vjeçari gjendet i pajetë dhe i mbuluar me dhe
Ishte deklaruar prej katër ditësh i zhdukur nga familja e tij, në fshatin Shkallë të Klosit.

Agim Meta, 45-vjeç, është gjendur i pajetë dhe i mbuluar me dhe në rrugën pranë banesës, rrugë që po i nënshtrohet një rikonstruksioni.

Pas kërkimeve të ditës së djeshme dhe të sotme dhe dyshimeve të para, është gjetur nga banorët trupi i pajetë i 45 vjeçarit Agim Meta.

Prokuroria e Matit dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet për një vdekje aksidentale.

Në këtë zonë u po punohet për hapjen e trasesë së rrugës së Arbrit drejt tunelit të Murrizës, në Bashkinë e Klosit.

Sipas dëshmive të para Agim Meta ka qenë në një nga dyqanet e fshatit pak orë para se tyë humbte gjurmët. Ai rreth orës 22 e 30 minuta të së martës është nisur për në banesën e tij, që ndodhej jo më larg se 500 metra larg nga dyqani i fshatit. Banorë të zonës thanë se ai mbante me vete edhe një bombol me gaz, të cilën do ta çonte në banesë.

Pas denoncimit në polici ka nisur kërkimi në kantierin e punimeve të rrugës. Firma e rrugës punonte me 3 turne dhe dyshohet që një nga mjetet e firmës mund ta ketë shtypur 45-vjeçarin, pa e vënë re për shkak të errësirës, dhe madje trupi i tij është mbuluar edhe me dhe gjatë punimeve.

loading...
loading...