Tronditet Vlora/ Burri vret gruan, e qëllon me levë në kokë

Tronditet Vlora/ Burri vret gruan, e qëllon me levë në kokë
Tronditet sërish Vlora, këtë herë nga krimi brenda familjes.

Raportohet për një krim të rëndë brenda një familjeje, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, teksa është dhënë informacion se burri ka vrarë bashkëshorten, pas një sherri, duke e goditur atë disa herë me levë në kokë.

Autori i krimit është 56-vjeçari Lavdosh Sulo, i cili raportohet se u arrestua, ndërsa viktimë nga goditjet ka mbetur Laureta Sulo.

Policia ndodhet në vendngjarje. Pritet të zbardhen rrethanat që çuan 56-vjeçarin në kryerjen e këtij krimi të rëndë, ku paraprakisht raportohet për një konlikt të vazhdueshëm mes çiftit, për shkaqe xhelozie.

loading...
loading...