Tiranë-Durrës me pagesë, “opozita e re” kundër se shqiptarët paguajnë taksën për rrugën

Tiranë-Durrës me pagesë, “opozita e re” kundër se shqiptarët paguajnë taksën për rrugën
E thirrur në një interpelancë ministrja Melinda Balluku deklaroi se autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë dhe sipas saj kjo nuk do të penalizojë qytetarët pasi ata do të kenë rrugë alternative. Por për deputetë të “opozitës së re” vendosja e taksës është absurde, në një kohë që shqiptarët paguajnë taksë për mirmbajtjen në naftë.

“Deri në shtator do të vlerësojmë nëse ky projekt ka fizibilitet pasi nuk mund të vlerësohet një projekt vetëm si rruga Tiranë-Durrës”, tha Balluku.

Projekti është konsideruar absurd nga deputetët e opozitës së re parlamentare, të cilët i kanë kujtuar Ballukut se shqiptarët paguajnë taksë për qarkullimin.

Koncesionet të tipit PPP janë kritikuar edhe prej Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të cilët janë shprehur se po rëndojnë buxhetin dhe se ofertat e pakërkuara cënojnë konkurencën. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...