Tiranë-Durrës/ Aksidentohet prezantuesja Dajana Shabani, në makinë edhe vajza e saj 3-vjeçare

Tiranë-Durrës/ Aksidentohet prezantuesja Dajana Shabani, në makinë edhe vajza e saj 3-vjeçare
Është përfshirë në një aksident në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, teksa ngiste makinën e saj, tip fuoristradë, moderatorja Dajana Shabani.

Në makinën e Dajanës ndodhej edhe vajza e saj 3-vjeçare dhe një mikeshë e moderatores dhe sipas dëshmisë së gazetares që drejton “Ditë e Re” në Ora Neës, për të shmangur përplasjen me një makinë tjetër, ajo ka dalë nga rruga duke u përplas disa herë me pengesat anash saj. Por  ka shpëtuar mrekullisht bashkë me vajzën e saj dhe personin e tretë që ndodhej në makinë.

Dajanës, gjithnjë sipas dëshmisë së saj, i është prerë rruga nga një makinë, tip Audi, shoferi i së cilës duket se nuk e pa makinën e prezantueses, në të djathtë të tij.

Audi drejtohej nga një djalë rreth 22 vjeç, ndërsa nga manovrimet e momentit është bërë e  mundur shmangia e një tragjedie, pasi frenimi do kishte qenë fatal.

loading...
loading...