Takimi elektoral i PS-së, protesta në Durrës, simpatizantët e PD përplasen me Policinë

Takimi elektoral i PS-së, protesta në Durrës, simpatizantët e PD përplasen me Policinë
Takimi përmbyllës i fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit i PS-së u prit me protesta nga mbështetës të opozitës në Durrës.

Në sheshin qendror të qytetit "Liria", Rama prezanton për kryetare të bashkisë, Valbona Sakon.

Përballë Sakos garon kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit.

Protestuesit janë bllokuar nga policia dhe forcat speciale përmes një kordoni në rrugën para bashkisë së Durrësit. Tensionet mes tyre nuk kanë munguar.

Teksa kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në takimin elektoral të Durrësit, nga ana tjetër, mbështetësit e opozitës  janë përplasur me Policinë e Shtetit.

Simpatizantët përplasen trup më trup me Policinë që tenton të frenojnë avancimin e tyre drejt vendit ku po mbahet takimi elektoral.

Shefi i qeverisë ka ripërsëritur vazhdimisht se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor duke iu përgjigjur qartë dhe prerë pretendimeve të opozitës. /l.k./

loading...
loading...