Sekuestro preventive hotelit në ndërtim në Himarë, me vlerë 500.000 euro

Sekuestro preventive hotelit në ndërtim në Himarë, me vlerë 500.000 euro
Një hotel në ndërtim në Himarë dhe trualli ku po ngrihet ndërtesa u vunë në sekuestro preventive me pretendimin e “Falsifikimit të dokumenteve“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Leja për ndërtim është dhëna nga bashkia e Himarës në favor të një shoqërie me administrator shtetasin me iniciale F. H dhe vlera financiare e objektit, truallit me sipërfaqe 700 m2 në Spile llogaritet rreth 500.000 euro.

“Është bërë zbatimi i Vendimit Penal nr. 1314, datë 20.06.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi një objekt hotel në ndërtim.

Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe  toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel

Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës”, -njofton zyrtarisht policia. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...