Rama “lexon” filxhanin...dhe një sugjerim Vasilika Hysit për shkarkimin e Presidentit (Foto)

Rama “lexon” filxhanin...dhe një sugjerim Vasilika Hysit për shkarkimin e Presidentit (Foto)
Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr.2 në Tiranë, ku edhe për disa minuta ndau një kafe mëngjesi me disa prej tyre.

Ai shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj, kandidat për një mandat të dytë në Tiranë dhe disa deputetë socialistë.

Gjatë bashkëbisedimet, Rama lexoi edhe filxhanin, duke ironizuar sërish kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

“Janë dy rrugë që bashkohen, dhe njëri në fund mbetet prapa”, tha Rama, duke iu drejtuar një vajze që ishte krah tij.

Ndërkohë e pranishme ishte edhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, të cilin Kryeministri e pyeti sesi po shkojnë punët me procedurat e shkarkimit të Presidentit.

Rama tha se duhet çuar deri në fund kjo punë, pasi dekreti për anulimin e zgjedhjeve ishte një hata e madhe

loading...
loading...