Rama “i blinduar” mbyll sot fushatën në Kukës, opozita në protestë për “8 orë”

Rama “i blinduar” mbyll sot fushatën në Kukës, opozita në protestë për  “8 orë”
Pas takimit të djeshëm elektoral, ndonëse në krah të tij ndodhen bashkëpunëtorët më të afërt, deputetja e qarkut të Durrësit, Klodiana Spahiu si dhe kandidatja socialiste për kreun e bashkisë së këtij qyteti, Valbona Sako, Kryeministri Edi Rama u rrethua menjëherë nga oficerë të Gardës së Republikës.

Nën këto masa të forta sigurie, nisur nga protestat e opozitës që i kanë bllokuar edhe rrugët në disa qytete, Kryeministri vijon fushatën elektorale, në vigjilje të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ku pasditja e sotme e gjen në një zonë tjetër që qeveriset nga e djathta dhe madje konsiderohet bastion i saj.

Pasditen e sotme Rama do të jetë në Kukës, ku do të mbyllë fushatën elektorale në këtë qark. Kandidat për Bashkinë e Kukësit është Safet Gjici, ndërkohë që nga ana e tij do të prezantohen edhe dy kandidatët për kreun  e bashkive të Tropojës dhe Hasit.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë në Kukës, dega e PD-së së këtij qarku ka kërkuar leje për një protestë të pazakontë. Leja për të protestuar nga opozita kërkohet nga ora 14:00 deri në orën 22:00, pra për tetë orët që përkojnë edhe me fushatën gati dy orëshe të Kryeministrit në Kukës.

loading...
loading...