Qeveria premton lehtësira fiskale për pikat e certifikuara të agroturizmit

Qeveria premton lehtësira fiskale për pikat e certifikuara të agroturizmit
Ministri Blendi Klosi bëri të ditur se bizneset që do të promovojnë turizmin do të përfitojnë një sërë lehtësish fiskale.

Nga Leskoviku ku ka pajisur me certifikatë një pikë agroturizmi, ai deklaroi se lehtësirat fiskale nga paketa e qeverisë nxisin zhvillimin e këtyre bizneseve.

Këtë fundjavë, ministri Klosi i dorëzoi certifikatën e agroturizmit një subjekti në Leskovik të Kolonjës.

Ministri vizitoi edhe disa nga dhomat që i shtohen kësaj pike agroturistike, duke ofruar mundësi të reja për të pritur turistët. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...