Protestuesit e opozitës nisen me ç’të munden për të mbërritur në Tiranë

Protestuesit e opozitës nisen me ç’të munden për të mbërritur në Tiranë
Rreth 1 200 protestues nga opozita janë nisur nga Berati drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së radhës së opozitës që është vendosur të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 20:00.

Mediat raportojnë se ata janë grumbulluar fillimisht përpara selisë së PD-së së qytetit, ku u nisën me ç’të munden drejt Tiranës, po kështu edhe protestuesit e LSI-së.

PD-ja e rrethit deklaron se u nisën drejt protestës së Tiranës rreth 800 protestues, ndërkohë që nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 400 protestuesish.

Sipas drejtuesve lokalë të partive opozitare janë nisur rreth orës 16:00 plot 7 autobusë dhe rreth 120 mjete private me protestues. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...