Plagosi me thikë gruan, arrestohet 52-vjeçari

Plagosi me thikë gruan, arrestohet 52-vjeçari
Një shqiptar 52 vjeç u arrestua nga karabinierët në San Giorgio Jonico, pasi ka goditur me thikë në bark gruan e tij.

Ai ishte në ‘arrest shtëpie’ për prostitucion dhe pasi është zënë me bashkëshorten për arsye banale, e ka goditur atë me thikë në bark.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja u dërgua menjëherë në spital dhe gjendja shëndetësore e saj nuk përbën rrezik për jetën.

Autori i dyshuar, i njohur nga policia për shkak të rekordeve kriminale, u arrestua dhe dërgua menjëherë në paraburgim. /l.k./

Marrë nga www.iltarantino.it

loading...
loading...