Pesë vjet më parë vrau tre vajzat e saj, 42-vjeçarja shqiptare prej 1 qershorit e lirë me kusht

Pesë vjet më parë vrau tre vajzat e saj, 42-vjeçarja shqiptare prej 1 qershorit e lirë me kusht
Edlira Copa, gruaja shqiptare qe vrau me thike tre vajzat e saj, në Itali, ndodhet e lirë, edhe pse ka fituar liri të kufizuar.

Mediat italiane informojnë se gruaja shqiptare që në mars të vitit 2014 goditi me thikë tre bijat e saj, në shtëpinë e tyre në Corso Bergamo, ka përfunduar rehabilitimin në spitalin psikiatrik dhe që prej 1 qershorit  ka fituar gjysmë lirinë, në një strukturë të mbrojtur në Lecco.

Kanë kaluar pak më shumë se pesë vjet që nga mbrëmja tragjike, që tronditi opinionin publik, e ndodhur në mes të 8 dhe 9 marsit 2014, kur në një moment çmendurie Edlira vrau me thikë vajzat e saj, Simonen trembëdhjetë vjeçe, Keisin, tetë dhe Sidny, vetëm tre vjeçe.

“Vajzat e mia të vogla janë zhdukur”, “Ku janë ato, A jam unë në Shqipëri?”. “Jo, i kam vrarë ato.” Këto ishin fjalët e shprehura nga Edlira, pas ngjarjes se tmerrshme, teksa një fqinj i shkoi në derë mëngjesin e asaj dite, kur ndodhi tragjedia.

Pas vrasjes së tyre, ajo tentoi të hidhej nga shkallët, por e shpëtoi policia që ndërhyri në moment.

Gruaja, tashmë dyzet e dy vjeçare, ka rezultuar e pavetëdijshme sipas ekspertizës dhe nuk ishte në gjendje as për të dëshmuar për gjithçka ndodhi,  ndaj edhe gjykata nuk e dënua për vrasjen e trefishtë të fëmijëve të saj.

loading...
loading...