Përplasja e demokratëve me policinë në Shkodër, 7 civilë të plagosur dhe 2 policë

Përplasja e demokratëve me policinë në Shkodër, 7 civilë të plagosur dhe 2 policë
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkodër, është shoqëruar me protesta dhe incidente për shkak të përplasjes së simpatizantëve të opozitës me policinë.

Si pasojë e përplasjeve të simpatizantëve të opozitës me policinë, kanë mbetur të plagosur disa persona.

Një ndër ta është edhe kreu i sindikatave të pavarura Arben Cuka.

Për shkak të të lënduarve në vendngjarje kanë shkuar disa auto-ambulanca, ku disa prej tyre janë kthyre edhe bosh, për shkak se nuk kanë mundur të tejkalojnë kordonin e policisë.

Deri tani janë transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës 9 të dëmtuar, 2 policë e 7 civilë. Ndërkohë që nuk dihet nëse ka ende të lënduar të cilve nuk u është dhënë ndihma e parë.

Qytetarët vijojnë të protestojnë me thirrjet "Rama ik", ndërkohë që kryeministri nga ana tjetër vijon mitingun normalisht.

loading...
loading...