Përgjimet/ Tetë persona merren në pyetje nga Prokuroria, mes tyre Dako dhe një deputet socialist

Përgjimet/ Tetë persona merren në pyetje nga Prokuroria, mes tyre Dako dhe një deputet socialist
Është marrë sërish në pyetje nga organi i akuzës Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, i cili nuk kandidon në këto për një mandat të katërt. Ai është  marrë sërish në pyetje pas publikimit të 6 përgjimeve lidhur me dosjen 339, në kuadër të hetimeve mbi bashkëpunimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si “Klani kriminal i Avdylajve” me zyrtarë të Partisë Socialiste për blerjen e votave në zgjedhjet e qershorit të 2017-s.

Mësohet se deri tani, nisur nga përgjimet,tetë persona janë pyetur javën që kaloi në lidhje me dosjen e përgjimeve 339.

Pak ditë më parë Kryeprorkurorja e përkohshme në detyrë, Arta Marku, u shpreh se hetimet e dy dosjeve në fjalë, shumë shpejt do të mbyllen.

Dy prokurorët Dritan Premçi dhe Vladimir Mara kanë marrë në pyetje personat, mes të cilëve edhe deputetin Ilir Ndraxhi dhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Në përgjimet e Prokurorisë, që u bënë publike këto ditë nga e përditshmja gjermane “Bild” dëgjohej Astrit Avbdylaj, pjesë e grupit Avdylaj në Shikaj, teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e deputetit socialist.  Ai parashikonte se Iliri jo vetëm do të renditet në një pozicion fitues në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017.

loading...
loading...