Përgjimet e Dosjes 339/ Merret i pandehur ish-deputeti i PS-së

Përgjimet e Dosjes 339/ Merret i pandehur ish-deputeti i PS-së
Ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, shoferi i tij, një person i dënuar për vrasje dhe dy anëtarë të grupit Avdylaj, janë marrë zyrtarisht të pandehur nga prokuroria për Krime të Rënda.

Ish-deputeti socialist Arben Cuko, i cili u arrestua në kuadër të operacionit Volvo 4, akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarë të lartë shtetërore.

Sipas prokurorisë, nga hetimet rezulton e provuar se kundrejt ryshfetit ai ka transferuar nga burgu i Burrelit drejt atij të Fierit të dënuarin për vrasje Olsi Karagjozi.

Prokuroria për Krime të Rënda po hetonte disa grupe kriminale me bazë në Shijak, të cilët kryenin trafik droge nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, kur ish-deputeti Çuko dhe shoferi i tij ranë në përgjime.

“Ata u dëgjuan, teksa flisnin me anëtarë të grupit kriminal Avdyulaj, për të bërë transferimin e të dënuarit. Në këmbim do të merrnin shumën prej 3 mijë eurosh dhe një makinë”, sqaron prokuroria. /l.k./

loading...
loading...