Paralajmërim kush prek kutitë! Blindat e ushtrisë nisin shpërndarjen e materialeve zgjedhore

Paralajmërim kush prek kutitë! Blindat e ushtrisë nisin shpërndarjen e materialeve zgjedhore
Kjo është java e fundit e fushatës së nxehtë për zgjedhjet e 30 qershorit, ku PS-ja në pushtet mbetet e vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve, pavarësisht thirrjeve dhe tensionit politik të muajve të fundit.

Për të bërë shpërndarjen e tyre janë vënë në veprim blindat e ushtrisë.

Me anë të blindave kanë nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Kjo zgjedhje duket se është bërë për të dhënë garanci për ata që duan të votojnë dhe ata që duan të sabotojnë procesin, se nuk do të ketë asnjë incident.

Ka pasur një javë më parë në bashkitë që drejtohen nga të djathtët, edhe probleme me disa nga KZAZ-të, ku policia nuk ka mundur dot të mbrojë materialet zgjedhore dhe për pasojë ato janë djegur nga protestues të opozitës. .

Partitë kryesore të opozitës nuk janë futur në zgjedhje, ndërkohë Presidenti i Repubvlikës Ilir Meta, përmes një dekreti i anuloi ato.

Kolegji Zgjedhor, pas përplasjeve i dha të drejtë vendimit të KQZ –së për të zhvilluar zgjedhjet, ndërkohë kjo e fundit, ka bërë gati kutitë, duke nxjerrë nxjerr fletët dhe kutitë e votimit për t’i shpërndarë më pas edhe në KZAZ-të e caktuara.

Blindat e ushtrisë do të jenë pjesë e 7 mijë forcave të rendit, që do të garantojnë procesin normal të zgjedhjeve. Ende nuk është bërë e qartë se ushtria ka të drejtë të ndërhyjë në rast të ndonjë incidenti, dhe nëse policia nuk do të jetë në gjendje të garantojë rendin.

loading...
loading...