Paloka: Rama po konsumon grusht shteti, përveç detyrimit të administratës askush tjetër nuk voton

Paloka: Rama po konsumon grusht shteti, përveç detyrimit të administratës askush tjetër nuk voton
Edi Paloka, numri dy Partisë Demokratike, u shpreh se pas dekretit të Metës nuk ka më zyrtarisht një datë zgjedhjesh në Shqipëri.

“Dekreti i Presidentit e bën nul 30 qershorin, çdo gjë tjetër që vjen pas shqiptarët e logjikojnë. Dje u vërtetua se sa të drejtë kemi pasur ne”, tha Paloka.

Më tej, nënkryetari i PD theksoi se në 30 qershor nuk do të votojnë qytetarët.

Paloka, ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00, theksoi se të vetmit që mund të votojnë mund të jetë administrata e kërcënuar.

“Përveç administratës, e cila po të detyrohet, nën kërcënim, të shkojë të marrë pjesë në këtë farsë të fëlliqur, asnjë tjetër nuk shkon. Madje, shumë socialist kanë deklaruar edhe publikisht”.

Sipas tij, Rama po synon të vendosë diktaturën. “Praktikisht Rama po konsumon një grusht shteti dhe pas 30 qershorit synon të vendosë diktaturën. Këtë e ka thënë me gojën e palaçove të tij”.

loading...
loading...