“OPSON 8”/ Sekuestrohen në të gjithë vendin mallra të falsifikuar, prangosen 9 persona

“OPSON 8”/ Sekuestrohen në të gjithë vendin mallra të falsifikuar, prangosen 9 persona
Policia e Shtetit njoftoi se pas operacionit ndërkombëtar “OPSON 8”  janë proceduar penalisht tetë subjekte, janë arrestuar 9 persona si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, ndërkohë është sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të falsifikuara.

Operacioni është shtrirë në të gjithas qarqet e vendit.

-Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

- Janë proceduar penalisht për veprën penale të "Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale", gjithsej 8 subjekte..

- Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale gjithsej 30 subjekte.

Akuzat

“Mashtrim”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, "Kontrabanda me mallra të ndaluara",  Prodhim të Kundraligjshëm, "Punësimi i paligjshëm", " Falsifikimi i dokumentave", "Falsifikimi i vulave, i stampave  osi i formularëve", "Shpërdorimi i detyrës", "Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve  të tjera  të rrezikshme për shëndetin", "Prodhim i kundraligjshëm i artikujëve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë",  "Fshehja e të ardhurave"

Arrestimet

Policia bën me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lire 22 persona, 9 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Sekuestrimi

Janë sekuestruar: Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66  litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi  etj. Malli i sekuestruar në total kap vlerën e 160 000  USD.

loading...
loading...