Opozita në protestë para Kryeministrisë, Rama me helikopter drejt Sarandës

Opozita në protestë para Kryeministrisë, Rama me helikopter drejt Sarandës
Kur opozita proteston sot para zyrës së tij në Tiranë, kryeministri Edi Rama do të jetë në Jug të vendit ku do të zhvillojë takime në kuadër të fushatës elektorale në Ksamil, Butrint, Sarandë e Delvinë.

Për të shmangur ndonjë reagim gjatë udhëtimit me autoveturë, kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me mjet të transportit, ajror, një helikopter.

Sipas raportimeve të mediave, Rama ka mbërritur me një helikopter në Ksamil, duke u ulur në zonën e Kepit të Merlit, ndërsa si masë për sigurinë e kreut të qeverisë, një tjetër helikopter vëzhgon zonën ku ka prani të madhe të forcave policore. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...