Ministria e Infrastrukturës, PPP kompanisë me ofertën më të lartë për lotin VII të rrugës Kardhiq-Delvinë

Ministria e Infrastrukturës, PPP kompanisë me ofertën më të lartë për lotin VII të rrugës Kardhiq-Delvinë
Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës ka përzgjedhur kompaninë IRCOP për koncesionin e ndërtimit të Lotit 7 të  Kardhiq-Delvinë, e cila ka dhënë ofertën me çmimin më të lartë. Ndërsa pesë kompanitë e tjera nuk janë kualifikuar. Diferenca në çmimin e ofruar nga kjo kompani në krahasim me subjektet e tjerë është mbi 5 milion $.

Siupas Ora news Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë segment rrugor që është në ndërtim e sipër është 2.3 mld ndërsa tenderi është hapur në prill dhe afti për mbylljen ka qenë data 17 qershor. Burimet kanë saktësuar se edhe pse kanë ofruar çmime më të favorshme nga kjo garë janë eliminuar 5 kompani të mirënjohura në Shqipëri për punimet në infrastrukturë.

Rruga Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash dhe kosto e saj llogaritet të shkojë 64 milionë euro. Ndërsa është cilësuar një nga akset më të rëndësishme për turizmin në vend pasi shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë.

Foto Google

loading...
loading...