Masat për protestën, rrethohet me gardh metalik Kuvendi dhe Kryeministria, Policia angazhon në terren 1500 efektivë

Masat për protestën, rrethohet me gardh metalik Kuvendi dhe Kryeministria, Policia angazhon në terren 1500 efektivë
Policia e kryeqytetit ka bërë gati planin e masave për protestën e 9-të opozitës që do të nisë në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Rreth 1500 efektivë do të jenë të angazhuar  në terren dhe si edhe më parë kryeministria dhe  parlamenti janë rrethuar me gardh metalik.

Policia ka kaluar në gatishmëri të përforcuar.

Përfaqësuesit e opozitës kanë njoftuar drejtorinë e policisë së Tiranës  për  një marshim proteste në të gjitha rrugët e kryeqytetit nga ora 20 deri në orën 23:59, edhe pse nga drejtuesit e uniformave blu u është dhënë dy orë leje për të protestuar në bulevardin kryesor. Përgjigja u është kthyer organizatorëve të protestës.

Për identifikimin e personave me precedentë  janë ngritur postblloqe për të kontrolluar automjetet nga rrethet që vijnë në kryeqytet.

Në 8 protesta e mëparshme ka patur një numër të lartë të pjesëmarrësish në protestë të ndaluar, pjesa më e madhe e të cilëve është liruar nga gjykata, ndërsa 20 persona vijojnë te qëndrojnë në qeli të arrestuar. /l.k./

loading...
loading...