Ligji për pensionet suplementare, ja si përfitojnë mbi 23 mijë minatorë, naftëtarë dhe punonjës të metalurgjisë

Ligji për pensionet suplementare, ja si përfitojnë mbi 23 mijë minatorë, naftëtarë dhe punonjës të metalurgjisë
Mbi 23 mijë minatorë, naftëtarë dhe punonjës të metalurgjisë do të përfitojnë një trajtim të veçantë financiar, buxhet i cili parashikohet të kapë vlerën prej 1.46 miliardë lekë në vit.

Brenda 15 ditësh do të hyjë në fuqi ligji nr.29/2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

Kategoritë e sipërpërmendura do të kenë mundësi të përfitojnë pension suplementar, përveç masës së përfitimit që marrin nga pensioni i pleqërisë.

Ligji i ri parashikon që përveç pensionit të pleqërisë, masa e pensionit suplementar që do të marrin sipas këtij drafti varion nga 0.6 deri në 1 për qind shtesë për çdo vit pune në profesion të siguruar. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...