Letra e Metës-OSBE, reagon Rama: Shpresoj të ketë humbur rrugës, do kujtojë bota se Presidenti ka lajthitur

Lidhur me letrën që presidenti Ilir Meta i dërgoi kryesuesit të OSBE-s Miroslav Lajcak dhe presidentit të OSBE George Tsereteli, ku sqaron se zgjedhjet e 30 qershorit janë zhdekretuar dhe anuluar, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Ai shpreson që kjo letër nuk ka arritur, pasi e nxjerr presidentin si një të lajthitur.

Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet”, shkruan Rama, në reagimin e tij.

Kryeministri Edi Rama reagoi pak momente pasi mbylli takimin elektoral në Gjirokastër, ku PS-ja vijoi fushatën pavarësisht vendimit të Metës për të shfuqizuar 30 qershorin, si datë për zgjedhjet lokale.

loading...
loading...