Kur e priti Rama në Kryeministri ish-presidentin francez, Sarkozi

Kur e priti Rama në Kryeministri ish-presidentin francez, Sarkozi
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka postuar një video në rrjetin social pa sqaruar detaje rreth kohës së takimit, ku shihet së bashku me ish-presidentin francez Nikolas Sarkozy.

Rama thotë se e ka ftuar sot Sarkozinë në zyrën kryeministrore, ndërsa e cilëson atë një mik të shtrenjtë.

“Me mikun e çmuar, Presidentin Nicolas Sarkozy, në selinë e Kryeministrisë”, shkruan Rama.

Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy shoqëron bashkëshorten tij Carla Bruni, e cila do të japë një koncert në Shqipëri. /l.k./