Kujdes! Po vjen “i nxehti saharian”, kjo javë mbyllet me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Kujdes! Po vjen “i nxehti saharian”, kjo javë mbyllet me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Dita e sotme mund të jetë ndoshta dita më e freskët e muajit. Një valë e nxehtë sahariane pritet të pushtojë kontinentin, gjatë javës së ardhshme. Alarmi vjen nga vendi fqinj me Shqipërinë, si Italia, që paralajmëron temperatura mbi 40 gradë Celcius.

Vapa e pazakontë do të prekë edhe vendet e Europës Qëndrore dhe ato Veriore, vende që konsiderohet me një klimë të ftohtë se Shqipëria dhe Greqia.

Një valë nga më të nxehtat e dekadës së fundit, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius do të përfshijnë këtë javë Italinë, sidomos qendrën e vendit dhe veriun e tij.

Sipas meteorologëve të 3Bmeteo dhe Meteo Expert, javën e fundit të qershorit temperaturat do të arrijnë shifra rekord edhe në disa kryeqytete europiane.

Vala e fuqishme e nxehtësisë do të arrijë kulmin mes 27-29 qershorit në qytete si Torino, Milano, Bolonja, Romë, Frozinone, Rieti dhe Sasari me temperatura 37-40 gradë Celsius.

Kjo valë e nxehtësisë i atribuohet anticiklonit subtropikal, që do të ndikojë kryesisht në Spanjë, Francë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Holandë, Italinë Veriore, Sardenja dhe rajonet qendrore të detit Tirren.

Edhe në Francë, do të regjistrohen temperatura deri në 40 gradë Celsius, në kryeqytetin Paris dhe 41-43 gradë mes Madridit dhe Francës Jugore.

loading...
loading...