KQZ nuk “njeh” Presidentin/ Rikthehet Zguri, miratohet kërkesa e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit

KQZ nuk “njeh” Presidentin/ Rikthehet Zguri, miratohet kërkesa e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon punën normalisht, çka do të thotë se për zgjedhjet e 30 qershorit, ky institucion nuk e njeh dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Madje sot vihej re edhe prezenca e kreut të KQZ-së Klement Zguri.

Kryetari i KQZ, Klement Guri, pas rikthimit u shpreh se nuk ka asnjë përpjekje serioze nga asnjë njeri për të bërë një vlerësim ligjor të dekretit.

Ai tha se do votonte vetëm për vëzhguesit dhe do dalë kundër votimeve të tjera.

“Me keqardhje shikoj se nuk ka asnjë përpjekje serioze nga askush, as individë dhe as institucion që mundet të kenë mundësinë ligjore për të vënë në lëvizje dhe për të bërë një vlerësim ligjor, real të dekretit.  Jam kundër vendimmarrjeve në parim, nuk kam asgjë me brendinë, por në parim. I thashë këto fjalë vetëm për arsyen e thjeshtë, për të konfirmuar se në vendimmarrjet që do vijnë, përjashtuar vëzhguesit, unë jam kundër në parim”, nënvizoi kreu i KQZ-së.

Kujtojmë se katër anëtarët e tjerë të KQZ-së e konsideruan të pavlefshëm dekretin e Presidentit, për anulimin e zgjedhjeve, ndërkohë Zguri braktisi mbledhjen.

Me rikthimin e Zgurit, KQZ zhvilloi një mbledhje këtë të premte, me rend dite vendime që lidhen pikërisht me zgjedhjet e 30 qershorit.

KQZ ka miratuar sot kërkesën e OSBE-ODIHR për 150 vëzhgues në zgjedhjet vendore. Po ashtu është miratuar edhe prania e disa medieve, teksa ka shfaqur interes për të ndjekur zhvillimet nga afër edhe agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, “Anadolu Agency”.

Njoftimi i KQZ

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv.Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes, më datë 21.06.2019, Ora 10:00, me rend dite:

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ- ve nr. 14, 42, 43, 47, 56, 89 dhe sekretarëve të emëruar kryesisht të KZAZ-ve nr. 24, 36, 54, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Vizion Plus, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Report TV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përfaqësuesve të agjensisë së lajmeve “ Anadolu Agency”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në vendimin 647 të datës 24.05.2019, për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga KRIIK, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të Republikës të Maqedonisë së Veriut, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për shqyrtimin e kërkesës të Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëmërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

loading...
loading...