Komisioni i Venecias, raport kritik për krizën politike në Shqipëri

Komisioni i Venecias, raport kritik për krizën politike në Shqipëri
Komisioni i Venecias publikoi një raport mbi marrëdhënien e fundit mes Parlamentit dhe partive të opozitës, që vendosën të dilnin nga Kuvendi në mesin e muajit shkurt.

Forcat kryesore opozitare  siç dihet prej disa muajsh kanë djegur mandatet dhe paralelisht vijon procesi i zëvendësimeve të mandateve të tyre.

Në raportin e gjatë, Venecia kritikon të dyja palët, duke theksuar se është e rëndësishme të sigurohet qëndrueshmëria ligjore.

“Të ketë një kontroll të jashtëm nga ana e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në rregullore. Opozita duhet të ftojë ekspertë dhe palë të interesuara në mbledhjet e komisioneve parlamentare”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.

loading...
loading...