Karriget e mbetura bosh në Kuvend, Meta shkresë tjetër KQZ-së

Karriget e mbetura bosh në Kuvend, Meta shkresë tjetër KQZ-së
Presidenti Ilir Meta i dërgon një tjetër shkresë KQZ-së, duke i kërkuar informacione shtesë mbi numrin e mandateve të deputeteve në Kuvend.

Meta kërkon konkretisht nga KQZ:

  1. Praktikën shkresore të administruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit për çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë, ku përfshihet kopja e njoftimit të Kuvendit dhe kopja e dorëheqjes së deputetit nga mandati;
  2. Kopje të vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën shumëemërore për çdo vakancë të parakohshme të krijuar dhe të zëvendësuar deri më tani në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një shkresë të pak ditëve më parë,  KQZ e kishte informuar lidhur me numrin e mandateve dhe emrat e deputeteve që ndodhen aktualisht në Kuvend.

Sipas përgjigjes,  Kuvendi aktualisht ka 122 deputetë nga 140 që duhet të kishte.

Në shkresën që mban datën 20 qershor presidenti i kërkon KQZ-së praktikën shkresore të administruar në KQZ për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, ku përfshihet dhe kopja e njoftimit të Kuvendit  dhe kopja e dorëheqjes së deputetit nga mandati.

Gjithashtu i kërkohen dhe kopje të vendimeve të KQZ për  dhënien e mandatit të kandidatit të radhës në listën shumë-emërore për çdo vakancë të parakohshme të krijuar dhe të zëvendësuar deri tani në Kuvend.

Ky informacion kërkohet për të gjitha rastet e plotësimit të vakancave të parakohshme të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë.

Opozita pasi vendosi disa muaj më parë që të dalë nga Kuvendi, vazhdimit e ka konsideruar shpesh ilegjitim atë. Sipas qëndrimeve të deritanishme nga PD dhe LSI, pavarësisht se ka vijuar procesi me zëvendësimet e mandatave nga listat shumëemërore të këtyre partive, nëse Kuvendi nuk ka 140 deputetë, atëherë ai humbet të drejtën Kushtetuese për të kryer funksionet.

loading...
loading...