Kapet me 600 mijë euro marijuanë i riu shqiptar

Kapet me 600 mijë euro marijuanë i riu shqiptar
Policia italiane ka vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Mediat vendase bëjnë me dije se i arrestuari është Xhulio Veizi dhe do të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve, që më pas t’i jepet gjykimi.

Gjatë kontrollit ushtruar në makinën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 130 kilogramë marijuanë, që nëse do dilte në treg do kapte vlerën e 600 mijë euro. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...