Ja si u nda fondi i fushatës? PS e gllabëron gati të gjithë, KQZ trajton me “ndihmë financiare” PD dhe LSI-në

Ja si u nda fondi i fushatës? PS e gllabëron gati të gjithë, KQZ trajton me “ndihmë financiare” PD dhe LSI-në
Lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, PS përfitoi gati dy të tretat e fondit prej 65 milionë lekësh në dispozicion për 36 parti të regjistruara.

Partia Socialiste ka arkëtuar 40.8 milionë lekët, që KQZ i ka akorduar si fond për fushatën zgjedhore.

Mospjesëmarrja në zgjedhje e tre partive të opozitës, që në total kanë afërsisht po aq vota ose më shumë se sa PS,  nuk u futën në zgjedhje, çka i ka avantazhuar socialistët në përthithjen e fondeve publike.

Ligji parashikon se fundi ndahet mes partive bazuar në votat ë subjektet kanë marrë në zgjedhjet e kaluara vendore të vitit 2015.

Në zgjedhjet  e kaluara socialistët përfituan 28 milionë lekë nga fondi publik.

Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, bazuar në pagesat e thesarit, Partia Socialiste është e vetmja deri më tani që ka bërë kërkesën dhe ka tërhequr shumën e alokuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Partitë e tjera që përfitojnë më tepër nga shpërndarja e fondeve janë partitë opozitare apo krah qeverisë që janë futur në garë si Fryma e Re Demokratike, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokracia Sociale, por jo partia a Patozit, pasi ajo nuk ka garuar në zgjedhjet e kaluara.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë përfituar nga një fond tjetër  që KQZ u shpërndan partive parlamentare dhe atyre që kanë marrë mbi 10 mijë vota, në formën “e ndihmës financiare”. Nga ky fond prej 190 milionë lekësh, PD dhe LSI përfitojnë përkatësisht 52 dhe 27 milionë lekë, ndërsa PS 86 milionë lekë. Pjesa tjetër iu shpërnda PDIU, LIBRA dhe PSD-së së Gjinushit.

loading...
loading...