Ishte shpallur në kërkim për sulmin ndaj KZAZ-së në Kavajë, arrestohet 41 –vjeçari

Ishte shpallur në kërkim për sulmin ndaj KZAZ-së në Kavajë, arrestohet 41 –vjeçari
Arrestohet një shtetas, i cili ishte shpallur në kërkim për sulm ndaj KZAZ numër 42 në qytetin e Kavajës.

Policia sqaron se ka prangosur E.D 41 vjeç.

“Ndalohet një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj  KZAZ-së nr.42 dhe  ndaj punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë,  bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019,  bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E.D., 41 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambientet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe bomba molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme”, deklaron zyrtarisht policia. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...