I ndaloi policia, zhduken pa lënë gjurmë dy 19- vjeçarët shqiptarë

I ndaloi policia, zhduken pa lënë gjurmë dy 19- vjeçarët shqiptarë
Dy shqiptarë janë zhdukur pasi janë ndaluar nga policia greke pasi gjatë kontrollit nuk dispononin leje qëndrimi, gjithashtu nuk ka precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

Haliti 19-vjeçar kishte dy muaj qe punonte në bujqësi si pastrues ullishtesh me disa nga kushërinjtë e tij. I riu ishte shoqëruar në komisariatin e policisë të Selanikut së bashku me shokun e tij Arben Veliaj nga fshati Lofkend i Mallakastrës, Qarku Fier. Haliti humbi kontaktet në prag të ditëlindjes.

Kontakti i fundit i tij ka qenë kur ka folur me motrën vetëm pak minuta duke i thënë: Qe jam i ndaluar ne Policin e Selanikut.

Familja është informuar nga disa të afërm të saj nga Selaniku ku e kanë njoftuar se djali i tyre është ndaluar nga policia e Selanikut për mungesë të leje qëndrimit në Greqi. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...