“Edhe vëllavrasje, le të ketë. Nuk bëjmë gabimin e gjyshërve tanë!” Policia shoqëron ish-deputetin pas deklaratave

“Edhe vëllavrasje, le të ketë. Nuk bëjmë gabimin e gjyshërve tanë!” Policia shoqëron ish-deputetin pas deklaratave
Aurel Bylykbashi, kryetari i PD-se i qytetit të Elbasanit, i arrestuar pak ditë më parë për incidentet në Librazhd, ku u sulmua në një tubim të opozitës eskorta e Kryeminsitrit Edi Rama, është shoqëruar sot sërish në komisariat.

Ish-deputet me dy mandate në Kuvend, Bylykbashi u shoqërua  pas deklaratave të bëra dje në tryezën ku u themelua  Aleanca me Qytetarin në Mbrojtje të Lirisë dhe Demokracisë, në Elbasan.

Bylykbashi u thirr për të sqaruar deklaratën e tij, teksa u shpreh se nëse do të ketë vëllavrasje, apo luftë civile, le të ketë, pasi PD-ja dhe opozita është e vendosur të mos lejonin kthimin e komunizmit.

Kjo thirrje është konsideruar anti-kushtetuese, si nxitje për dhunë nga policia.

Bylykbashi ndodhet në komisariat ku vijon të merret në pyetje nga policia.

Aurel Bylykbashi deklaroi dje për përgatitjet që duhen bërë gjatë kësaj jave, ku veçoi edhe vizitën e nesërme të Kryeministrit Edi Rama në Elbasan.

“Kjo aleancë që krijohet sot por dhe në çdo qytet të Shqipërisë duhet të ketë axhendë të qartë dhe objektiva të qarta. Ne kemi dy evenimente.

“Është data 26 kur kryeministri Edi Rama drejtohet në Elbasan për të bërë takimin elektoral të radhës. Ne duhet të jemi të gjithë në Bradashesh dhe t’i themi më qartë se kurrë se ky vend nuk të do dhe nuk ka burrë që mund të na kthejë ne nga rruga jonë”, theksoi Bylykbashi.

“Nga ana tjetër vjen data 30, ka shumë zëra që thonë e parashikojnë Kasandrën. Dmth do të ketë luftë civile, vëllavrasje etj. Një gjë dua ta them qartësisht dhe prerë. Personalisht me të gjithë miqtë e mi, por jam i bindur që ky është qëndrim i fortë i PD-së dhe aleatëve të saj.”

“Ne nuk do të lejojmë zgjedhje më 30 qershor. Ka vëllavrasje. Ka luftë civile, le të ketë. Patjetër që të ketë. Ne nuk kthehemi mbrapsht sepse ne nuk bëjmë gabimin që bëjnë gjyshërit tanë në 1944 e të ngelemi peng për 40 vite të tjera. Historia të shkruajë më pas dhe të thotë kishin të drejtë këta ose ata. Ne nuk do të merremi me post ngjarjen por me ngjarjen.”

Deklarata e plotë e Aurel Bylykbashit:

“Nuk trembemi nga asgje dhe askush! Demokracia dhe Lirija jane ne rrezik!! Fjala ime dje ne krijimin e Aleances Qytetare per Mbrojtjen e Lirise dhe Demokracise ne Elbasan.

Pershendes krijimin e Aleances Qytetare per Lirine dhe Demokracine ne Elbasan!

Ne rradhe te pare, deshiroj t’i sjell nje mesazh kesaj Aleance dhe nepermjet saj gjithe qytetareve te Elbasanit...

Ne rast se do te kishim zgjedhje ne Shqiperi, Aleanca jone politike, Aleanca jone me qytetarin e thjeshte fiton zgjedhjet!! Kjo i ka bere keta qe te hyjne ne nje rruge te gabuar dhe te cojne vendin ne vellavrasje. Kjo Aleance qe krijohet sot ne Elbasan por qe krijohet edhe ne 61 Bashkite e Shqiperise, ka nje mision te qarte dhe te prere, Demokracia Shqiptare eshte ne rrezik!

Ky vend ka sakrifikuar shume per demokracine, Risto, Demiri, Skenderi, Ismaili, dhjetera dhe qindra te tjere kane lene jeten dhe kockat per demokracine! Prandaj ne jemi sot ketu per te mbrojtur ate qe fituam ne 1990, mbas kaq vitesh burgosjesh, sakrificash, internimesh ne vendin tone!

Aleanca e krijuar sot ne Elbasan, duhet te kete nje axhende dhe objektiva te qarta, jo vetem thjesht sensibilizim, jo vetem thjesht mesazhe te qarta kundershtareve te Demokracise dhe Lirise ne Shqiperi, por ne kemi dy ngjarje qe vijne: data 26, kur kryeministri Rama vjen ne Elbasan per te bere takimin e rradhes. Ne duhet te jemi te gjithe atje, ne Bradashesh dhe ti themi me qarte se kurre, se ky qytet nuk te do, ky vend nuk te do dhe nuk ka burg qe mund te na ktheje nga rruga jone!! Jemi me te qarte se kurre!!

Nga ana tjeter eshte data 30. Ka shume zera qe parashikojne kasandren, domethene do te kete lufte civile, do te kete vellavrasje! Po e them prere dhe qarte: Ne nuk do te lejojme zgjedhje ne 30 Qershor!!

Ka vellavrasje, ka lufte civile? Le te kete!! Patjeter qe le te kete, ne nuk kthehemi mbrapsh nga rruga jone dhe nuk do te bejme gabimin qe bene gjysherit tane ne 1944!! Dhe te ngelemi peng dhe per 50 vjet te tjera. Historia, historianet le te shkruajne me mbrapa, kishin te drejte keta apo kishin te drejte ata.. Ne do te merremi me ngjarjen.

Ne qofte se Demokracia rrezikohet, Liria rrezikohet dhe do trupat tane per ta mbrojtur, jemi gati!! Dhe le ta degjoje kete Elbasani dhe Tirana!!

Nuk jemi ketu se po luajme politikisht, eshte shume me e madhe kjo qe po bejme, rrezikohet Liria dhe Demokracia dhe kemi dy rruge: o do te na shtypin ne punet tona, ne bizneset tona, do te na pengojne lirine e fjales, ose do te largohemi nga Shqiperia!

Une kam zgjedhur te jetoj ne kete vend, dhe ashtu sic kam bere gjithe kete kohe, do te luftoj me gjithe fuqine e shpirtit per Demokracine dhe Lirine!! T’ua percjellim kete mesazh gjithe qytetareve te Elbasanit!”

loading...
loading...