“Edhe unë do t’i pengoj zgjedhjet, dua të dënohem!” Thirrje të tjera si Bujar Kapexhiu, nga figura të njohura

“Edhe unë do t’i pengoj zgjedhjet, dua të dënohem!” Thirrje të tjera si Bujar Kapexhiu, nga figura të njohura
Pas deklaratës ironike të aktorit, karikaturistit dhe regjisorit të njohur Bujar Kapexhiu, se do të pengonte zgjedhjet me dëshirë, që të dënohet për të mos u larguar nga Shqipëria, duke arsyetuar se ka pasur dilema për një gjë të tillë, kështu që e heq me këtë rast edhe dilemën e tij, intelektuale të tjerë, emra të njohur, i janë bashkuar thirrjes së tij.

Në rrjetet sociale me hashtagun #edhe unë, pedagogë, artistë e personazhe të skenës i janë bashkuar nismës e cila po shpërndahet dita-ditës në rrjetet sociale, për të penguar zgjedhjet.

Deri tani kjo nisma është mbështetur publikisht nga Fatos Lubonja, Flutura Açka, Neritan Liçaj, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Rudi Erebara, Kastriot Çipi, Olti Curri, Agim Xhafka.

Ka dhe të tjerë emra të njohur, ndërkohë ja mesazhet e disa prej tyre:

Shkrimtarja Flutura Açka

Edhe unë nuk do të votoj. Sepse refuzoj te bëhem dorezanë e rikthimit te diktaturës. Sepse refuzoj një regjim qe i ndau, i përtalli, i vodhi shqiptaret. Sepse refuzoj një sekt mavi që luan me te kuqen kur e ndjen neverinë tone ndaj tij. Sepse nuk ka burg qe me mban me. Sepse Lirinë nuk na e dhuroi asnjë regjim, por e fituam vete”, shkruan ajo nga Holanda, vend në të cilin jeton.

Pedagogu Mark Marku

“Denomeni dhe mua. Denojeni te gjithe. Qytetaret ne burg. Kriminelet jashte”, shprehet Marku.

Analisti Agron Gjekmarkaj

“Jo votime! Jo Diktature! Votimet plumb per demokracine! Me 30 qershor me duar te pastra pa gishta te nxire! Ketu jam-Me denoni ! Hape burgun Rama!”, shprehet Gjekmarkaj.

Aktori Neritan Liçaj

EdheUne….s’do lejojme qe jetet tona dhe te femijeve tane te neperkemben dhe te bien ne letargjine e dhimshme te vdekjes se ngadalte te padinjitetit nga sundimi e nje bande gangsterresh qe s’njohin kushtetute,te drejta,demokraci,mendim te lire, art, kultute, perparim, dije, qyteterim, komb dhe krenari . .por vetem rrugaçeri dhe vjedhje!

loading...
loading...