Dy të rinj futen në det dhe zhduken, e diel alarmante në plazhet e Durrësit dhe Shëngjinit

Dy të rinj futen në det dhe zhduken, e diel alarmante në plazhet e Durrësit dhe Shëngjinit
Policia është vënë në alarm sot pas dy të rinjve të zhdukur, në dy ngjarje të veçuara nga njëra-tjetra, të ngjashme me njëra-tjetrën.  Dy të rinj janë futur në det për t’u larë, duke i humbur vëmendjes së familjarëve apo të afërmve dhe mbeten ende mister fati i tyre.

Durrës  

Gjatë ditës së sotme, një 31-vjeçar është denoncuar i zhdukur në Durrës.

Ai dyshohet se është mbytur në plazhin e Currilave pasi është futur në det. Doland Molla, banues në Skrapar, kishte shkuar për t’u larë në një prej plazheve në Currila dhe kishte lënë në çadër rrobat dhe mjetet e tjera. Por pasi ka hyrë në det nuk ka dalë dot më prej andej. Ai ishte i shoqëruar me dy persona të tjerë, por ka humbur prej vëmendje së tyre, dhe kur nuk është parë më të dalë në bregdet, u lajmërua policia .

Pavarësisht se për disa orë janë bërë kërkime në det nga një mjet i policisë kufitare e polumbarë, o riu nuk është gjetur ende.

Shëngjin

Kjo ngjarje pasohet nga një tjetër e ngjashme me të, që ka ndodhur në plazhin e Ranës së Hedhun, Shëngjin. Edhe i riu nga Kruja, që kishte shkuar me familjen në Shëngjin nuk është gjendur ende. Familjarët kanë lajmëruar policinë, pasi e kanë parë djalin të hyjë në det, por është  parë të dalë më prej andej.

Më të dy rastet, nga policia janë thirrur për ndihmë edhe polumbarët.

 

loading...
loading...