Durrës/ Pas shumë orë kërkimesh, 31-vjeçari gjendet i mbytur në det (Foto-pamje të rënda)

Durrës/ Pas shumë orë kërkimesh, 31-vjeçari gjendet i mbytur në det (Foto-pamje të rënda)
Një nga dy të rinjtë e zhdukur u gjet i pajetë sot në  Durrës.

Trupi pajetë i 31-vjeçarit është gjetur mëngjesin e sotëm në det, në Gjirin e Currilave në Durrës.

Pas njoftimit të dhënë nga dy shokët e tij me të cilët kishte shkuar në plazh, pasditen e djeshme nisën kërkimet në tokë e në det për gjetjen e shtetasit Donald Molla me origjinë nga Skrapari.

Policia dhe polumbarët kryen kontrolle të shumta, duke gjetur edhe trupin e pajetë të 31-vjeçarit.

Ndërkohë në Shëngjin, te plazhi i quajtur "rana e hedhun' po punohet edhe për gjetjen e trupit të një 19-vjeçari me origjinë nga Kruja, i cili humbi gjurmët pak momente pasi u fut në det, duke i shpëtuar vëmendjes së familjarëve.

loading...
loading...