Dorëheqje para shkarkimit nga Kuvendi? Presidenti Meta: Do të jemi këtu deri më 24 korrik të vitit...

Dorëheqje para shkarkimit nga Kuvendi? Presidenti Meta: Do të jemi këtu deri më 24 korrik të vitit...
Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake, por pa dyshim besoj se lidhur me datën 30 qershor si zgjedhje kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të bëjë zgjedhje partiake unë nuk ndërhyj. Kjo të jetë e qartë brenda dhe jashtë vendit.”

Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta, teksa ka reaguar sot pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, duke lënë ne fuqi 30 qershorin, zi datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Është folur për një dorëheqje nga ana e tij, madje është përfolur se Meta mund të rikthehet e të marrë sërish drejtimin e LSI.

Po ashtu Ilir Meta është përgjigjur pyetjes nëse do të ishte e ndershme për të dhënë dorëheqjen, duke qenë se Kuvendi ka nisur procedurat për shkarkimin e tij nga posti që mban.

"Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, i përket Republikës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë. Përkundrazi. Nga ky institucion do të nisë ringritja e Republikës. Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe as në një koloni të  asnjë fondacioni ndërkombëtar. Darkord! Ky është një vend që i takon të gjithë shqiptarëve dhe bashkë do të jemi këtu deri më 24 korrik të vitit 2022”. 

loading...
loading...