DETAJET/ Vrasja makabër në Vlorë, zbulohet arsyeja pse burri qëlloi me thikë dhe levë gruan e tij

DETAJET/ Vrasja makabër në Vlorë, zbulohet arsyeja pse burri qëlloi me thikë dhe levë gruan e tij
Një krim i rëndë në familje është shënuar mesditen e sotme në fshatin Babicë të Vlorës. Burri fillimisht e ka qëlluar gruan thikë dhe më pas me levë hekuri.

Gruaja sipas policisë mësohet se ka mbetur fillimisht e plagosur rënde dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës rreth orës 13:00 si pasojë e plagëve të marra në kokë e pjesë të tjera të trupit.

56-vjeçari, Lavdosh Sulo pasi qëlloi bashkëshorten 44-vjeçare, Laureta Sulo ka marrë në telefon policinë ku ka dëshmuar krimin dhe më pas ka njoftuar edhe ambulancën. Ai u vu në pranga në kushtet e flagrancës.

"Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij, 44 vjeçare L.S. E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, spitali njoftoi se ka ndërruar jetë."-raporton policia.

56-vjeçari ka pranuar krimin në komisariat duke deklaruar se është ai vrasësi.

Krimi për motive xhelozie - Ngjarja mësohet se ndodhi rreth orës 12:52. Dyshimet për një lidhje të jashtëligjshme dhe xhelozia e vazhdueshme dyshohet se janë motivet e krimit në familje që tronditi Babicën. Sipas burimeve 56-vjeçari dhe familja e tij kishin dyshime se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore.

Për këtë histori, familjarët thonë se disa ditë më parë, kunati i viktimës është arrestuar pasi ka tentuar të vrase me armë zjarri burrin me të cilin ajo dyshohet se kishte lidhje.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ndërsa konfliktet brenda familjes thuhet se kanë qenë të shpeshta.

Si ndodhi vrasja? - Gjithçka ndodhi kur çifti po hante drekën. Ata ishin vetëm kur nisi debati mes tyre, i cili përshkallëzoi në vrasje. 56-vjeçari fillimisht i preu fytin me thikë dhe më pas shkoi në servis ku ka marrë disa sende të forta dhe e goditi me to.

Ngjarja e paralajmëruar - Gruaja ka denoncuar disa herë në polici bashkëshortin për dhunë në familje. Por më parë konflikti ka mbetur me aq.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

loading...
loading...