Çfarë pritet nga protesta e 9-të kombëtare e Opozitës? “Blindohet” Kuvendi dhe Kryeministria! (Foto)

Çfarë pritet nga protesta e 9-të kombëtare e Opozitës? “Blindohet” Kuvendi  dhe Kryeministria! (Foto)
Policia e Shtetit ka kaluar sot në gatishmëri të përforcuar për shkak të protestës së 9 kombëtare që ka lajmëruar Opozita.

Pak orë para protestës, ministri i Brendshëm Sander Lleshaj, ka mbledhur në zyrën e tij drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.

Mbi 1500 efektivë do të blindojnë institucionet kryesore: Godinën e Kryeministrisë dhe të Kuvendit të Shqipërisë, para së cilave pritet të mbahet protesta.

Paraditen e sotmet dy godinat e institucioneve kryesore në vend janë rrethuar me gardh metalik.  Perimetri i godinës së Kuvendit është rrethuar me tela me gjemba. Janë vendosur prozhektorë të fuqishëm, si dhe kamera sigurie shtesë.

Sipas planit të partive të Opozitës që dolën jashtë Kuvendit disa muaj më parë, ose më saktë lejes që ata i kanë kërkuar policisë, protesta do të zgjasë deri në mesnatë.

Por nga tensionimi i ditëve të fundit, 9 ditë para zgjedhjeve lokale që maxhoranca mbetet e vendosur pët t'i zhvilluar ato, policia në planin e masave ka shtuar mjetet në gatishmëri si dhe numrin e forcave speciale, për t’i paraprirë çdo situate.

Duke qenë se shumë protestues pritet të mbërrijnë nga rrethet, postblloqe dhe kontrolle të shumta janë parashikuar në akset kryesore kombëtare që lidhin qarqe të ndryshme me Tiranën.

loading...
loading...