Akuzohen për 70 grabitje, pranga 9 shqiptarëve në Framcë

Akuzohen për 70 grabitje, pranga 9 shqiptarëve në Framcë
Xhandarmëria franceze ka arrestuar 9 shqiptarë nën akuzën e grabitjes.

Mediat franceze raportojnë se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije për arsye hetimore, akuzohen për të paktën 70 plaçkitje banesash.

Policia ka sekuestruar qindra objekte, bizhuteri, makina si dhe disa armë. Shqiptarët e arrestuar ishin vënë në mbikëqyrje të paktën për një javë me radhë, ndërsa për kapjen e tyre janë angazhuar mbi 130 policë.

Gjithashtu hetimet vijojnë  intensivisht për zbardhjen e plotë të rasteve të vjedhjeve. Të arrestuarit pritet të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë. /l.k./

Marrë nga http://www.ici-c-nancy.fr

loading...
loading...