Aksioni i ri opozitar: Përballje në çdo cep të Shqipërisë me juntën e re politike, nuk ka zgjedhje më 30 qershor!

Aksioni i ri opozitar: Përballje në çdo cep të Shqipërisë me juntën e re politike, nuk ka zgjedhje më 30 qershor!
Përballje në çdo cep të Shqipërisë me atë që e quajnë “juntë të re politike”.

Ky do të jetë aksioni më i ri i partive opozitare, para zgjedhjeve lokale.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një prononcim për median pas takimit që u mbajt sot mes PD-së dhe aleatëve në selinë e Partisë Demokratike, zbuloi edhe strategjinë më të fundit, kur mbeten më pak se një javë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore.  Këto nuk janë zgjedhje. Ne nuk i njohim këto janë votimet e zotit Rama, ne do të ndjekim dekretin e presidentit Ilir Meta i cili është në fuqi. Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe”, theksoi Shehi.

Ai shtoi se “më 30 qershor nuk do të ketë votime. Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntën e re politike. Ne këto zgjedhje nuk i njohim. Më 30 nuk do të ketë votime. Rrezikshmëria e këtij grupi është kaq e madhe sa justifikon cdo lloj forme rezistence. "

Shehi komentoi dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor:  Kolegji është fantazëm, nuk ka vlerë as juridike dhe as politike. Aty janë disa fatkeqë, që i ka rënë rasti të marrin vendime të këqija për veten.”

loading...
loading...