Aksidenti, e përplas makina që ecte me shpejtësi marramendëse, rëndë në spital këmbësori

Aksidenti, e përplas makina që ecte me shpejtësi marramendëse, rëndë në spital këmbësori
Një person u përplas nga një automjet në aksidentin e regjistruar në fshatin Mengël të Elbasanit.

Mësohet se i aksidentuari ka marrë plagë të rëndë dhe është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...