Aksident në Qafë Thanë, përplasen tre autovetura, plagosen disa persona

Aksident në Qafë Thanë, përplasen tre autovetura, plagosen disa persona
Një aksident rrugor u regjistruar sot në orët e pasdites në Qafë Thanë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes deklaruan për mediat se tre automjete janë përplasur mes tyre, ku raportohet se ka edhe të plagosur.

Si pasojë e aksidentit raportohet se 1 person ka mbetur i plagosur rëndë dhe dy të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Në vijim priten detaje nga policia, ndërsa aksidenti ka sjellë trafik të rënduar në rrugë. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...