Vettingu në polici, kush “ngec”, i thotë lamtumirë uniformës

Vettingu në polici, kush “ngec”, i thotë lamtumirë uniformës
Më në fund ka nisur vetting-u për uniformave blu, me shqyrtimin e 45 dosjeve të drejtuesve më të lartë të policisë.

Sipas hiearkisë ata janë: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; Nëndrejtorja e Policisë së Shtetit; Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit; Drejtor i Policisë Kriminale; kru i Shërbimet për  Çështjet e Brendshme dhe Ankesat etj.

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, deklaroi se janë 245 dosje në total të drejtuesve të lartë, që do të trajtohen nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

“Procesi ka vijuar me fazën e parë që janë rreth 245 punonjës të funksioneve dhe gradave më të larta. Janë kërkuar dhe shkëmbyer informacione më të gjitha institucionet. Kini parasysh që bëhet fjalë për një volum të lartë informacioni. Do ishim shumë të lumtur nëse në fund të korrikut do të kishim edhe caktimin e seancave të para dëgjimore”, deklaroi Hodaj në një dalje për mediat.

Ai foli edhe për kriteret mbi të cilat do të bëhet kontrolli i rreth 13 mijë punonjësve të policisë  që janë: deklarimi i pasurisë, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

“Ata që kalojnë të tre kriteret qëndrojnë në detyrë, ata që nuk kalojnë largohen nga detyra, me përjashtim të rasteve kur vihet re tek punonjësi, ndonjë mangësi profesionale, e cila mund të kompensohet shumë mirë nëpërmjet një procesi riformimi dhe rispecializimi në Akademinë e Sigurisë”, tha zëvendësministri.

Ndërsa, për vendet vakante nga punonjësit e policisë në rast të spastrimit prej vetting-ut, Hodaj sqaroi, se ligji parashikon edhe mundësinë e ish-punonjësve që mund të aplikojnë dhe t’i nënshtrohen rivlerësimit dhe për t’u rifutur në Policinë e Shtetit dhe tjetra është Akademia e Sigurisë nëpërmjet rekrutimeve të reja.

loading...
loading...