Vasili: “Kush e dëgjon dhe beson Edi Ramën, do të thotë që s’ka respekt ndaj vetes”

Vasili: “Kush e dëgjon dhe beson Edi Ramën, do të thotë që s’ka respekt ndaj vetes”
Në një shënim në rrjetin social nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se kryeministri Edi Rama është kontradiktor në deklaratat e tij, pasi “sot që i duhet të vjedhë votat, ai dhe kamikazët e tij në KQZ, si idiotë që janë, e rrëzuan vetë dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin”.

“Po çfarë standardi predikonte po i njëjti Edi Rama në 4 tetor 2018 në emisionin Real Story, kur bëhej fjalë për marrëveshjen e detit me Greqinë?!

Edi Rama thoshte me gojën plot me zë e figurë: "Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë, por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të regjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh Edi Rama.

Pra sot Edi Rama dhe kamikazët e tij socialiste në KQZ, duke respektuar ato që ka thënë i njëjti Edi Rama, së pari duhet të zbatonin pikë për pikë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Së dyti, po këta Edi Rama dhe KQZ, të regjistronin ankimimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kur ajo të ngrihej, ta shqyrtonte dhe të prisnin vendimin e saj.

Por sot halli i vjedhjes së votave të telekomanduara nga kriminelët e turpëron dhe e përdhos Edi Ramën aq sa qe del si karagjoz politik edhe kundra vetes duke u diskredituar totalisht. Kush e dëgjon dhe beson Edi Ramën, do të thotë që nuk ka asnjë respekt ndaj vetes”, shkruan Vasili. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...